Administratori i NASA-s: Nuk jemi vetëm në univers
30 qershor 2021
| 00:29
Duke marrë parasysh raportin për UFO-t të publikuar disa ditë më pare, administratori i NASA Bill Nelson ka deklaruar se njerëzit nuk janë vetëm në univers.
Nga 144 raporte vetëm njëra është identifikuar si tullumbace e fryrë, ndërkohë që të tjerat mbeten të pashpjegueshme edhe pse nuk përjashtohet mundësia e origjinës së jashtëtokësoreve.
I pyetur nga CNN nëse jemi të vetëm në galaksi, Nelson ka thënë: “Unë personalisht nuk mendoj se jemi”, shkruan CNN.
Ai gjithashtu ka theksuar se programi i NASA-s “kërkimi i inteligjencës jashtëtokësore” nuk ka identifikuar asnjë sinjal apo komunikim me jashtëtokësorë.