Administrohen mbi 243 milionë doza të vaksinës kundër Covidit në ShBA

02 maj 2021 | 12:17

Më shumë se 243 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sipas të dhënave të botuara të shtunën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC-ja ka raportuar se janë administruar 243 milionë e 463 mijë e 471 doza, shkruan “CNN”.

Kjo është rreth 3 milionë e 303 mijë e 794 më shumë doza të raportuara të administruara që nga e premtja, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 2.5 milionë doza në ditë.

Më shumë se 146 milionë njerëz deri tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe më shumë se 103 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erërat e fuqishme që filluan mbrëmë në orët e vona…