Admirali amerikan i NATO-s në Kosovë, takohet me gjeneralin Ulutas
27 gusht 2024
| 17:53
Admirali i NATO-s, gjenerali Stuart B. Munsch, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë ku edhe është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin turk Ozkan Ulutas.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, thuhet se diskutimet kryesisht janë fokusuar për përkushtimin e KFOR-it për stabilitet dhe siguri në rajon.
“Admirali Stuart B. Munsch vizitoi Prishtinën, Kosovë, ku u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Diskutimet u fokusuan në përkushtimin e KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në postimin e plotë të tyre.