Admirali i NATO-s: Do të më vinte mirë t’i dëgjoj planet e Thaçit dhe Vuçiqit
Ekziston qëllimi që në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës në shtator të zhvillohen diskutime më të gjera me Bashkimin Evropian (BE) dhe do të më vinte mirë që t’i dëgjoj planet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij kosovar, Hashim Thaçi.
Kështu ka deklaruar komandanti i komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali James Foggo.
Në një intervistë për “Blicin” serb zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka deklaruar se në qoftë se ka një dialog që trajton çështjet themelore dhe që të dyja palët kanë opinione të ndryshme, ka grupe individuale në të dyja anët që nuk janë dakord me udhëheqësit në avancimin e dialogut paqësor, i cili ndonjëherë mund të çojë në trazira.
Foggo ka thënë se KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe ka një mandat për të vepruar si një instancë e tretë në Kosovë pas institucioneve të Kosovës, policisë dhe EULEX-it, në përputhje me Rezolutën 1244, e cila përcakton se kjo organizatë ofron një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.