ADN-ja e fushave magnetike dhe antimagnetike
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (12)
Të gjitha protonet, elektronet dhe neutronet kur ndodhen në rrethana të caktuara e ndërrojnë nivelin energjetik të tyre dhe kalojnë në vetërigjenerator të mikrogrimcave (β,β’β’’), (δ’,δ’,δ’) dhe (μ’,μ’,μ’)…etj. Të gjitha këto mikrogrimca që burojnë nga grimcat e lartpërmendura posedojnë një ADN të caktuar.
AND-ja e fushës magnetike të tokës
Bazuar në rezultatet eksperimentale në rastet kur polet e një magneti mbulohen me pllaka të hekurit, tani në rastin e tokës na paraqiten njëkohësisht dy fusha: 1. Fusha magnetike sekondare (ADN-së) e tokës e cila buron nga polet e magnetit (β1) dhe (δ2) si dhe 2. Fusha antimagnetike ((ADN-ja) që buron jashtë poleve të magnetit (β1) dhe (δ2). Fusha magnetike e cila buron nga polet e magnetit (β1) dhe (δ2) është një fushë magnetike sekondare (ADN-së) të cilën e formojnë mikrogrimcat sekondare, përkatësisht dipolet magnetike sekondare (β’’), (δ’’) dhe (μ’’). Këto dipole magnetike sekondare përmbajnë në brendinë e tyre nga dy fusha magnetike që lëvizin në drejtime të kundërta, kurse kanë një nivel energjetik shumë here me të vogël se sa grimcat nga të cilat kanë buruar. Fusha antimagnetike (ADN-ja) për dallim nga fusha magnetike sekondare (ADN-së) e cila buron nga shtresa e materialeve feromagnetike që ndodhen mbi polet e magnetit, buron jashtë poleve të magnetit. Këtë fushë e formojnë mikrogrimcat përkatësisht dipolet magnetike (β’), (δ’) dhe (μ’).
Ngjashëm sikur te fusha magnetike sekondare ((ADN-së) edhe dipolet e fushës antimagnetike në brendinë e tyre përmbajnë nga dy fusha të cilat qarkullojnë në drejtime të kundërta, kurse posedojnë një nivele energjetik shumë here më të lartë se sa dipolet e fushës magnetike sekondare.
Fusha magnetike dhe antimagnetike e tokës
Duke mos u ndalur në këtë rast te fusha e cikloneve dhe tornados elektromagnetike themi se nga planeti i tokës burojnë dy fusha njëkohësisht, ku njëra është magnetike sekondare kurse e tjetra fusha antimagnetike. Prandaj, edhe nga toka cila sikur është sqaruar më parë, nga shtresa e materialeve feromagnetike që ndodhet mbi polet e magnetit të tokës buron fusha magnetike sekondare e tokës (FST).
Pasi tani kemi të bëjmë me një fushë magnetike simetrike e cila buron në të dy polet e magnetit të tokës, themi se gjithashtu se kjo fushë magnetike simetrike përbëhet nga dipolet magnetike sekondare (β’’) dhe (δ’’), të cilat burojnë nga të dy polet magnetike të tokës. Shiko figurën 16.
Dipolet magnetike sekondare (β’’) së bashku me mikrogrimcat sekondare (μ’’) burojnë nga poli i parë magnetik i tokës (β1’’) i cili në rastin e tanishëm quhet poli magnetik i veriut (N). Nga këto dipole magnetike sekondare burojnë njëkohësisht nga dy flukse të fushave magnetike (Φβ’’) dhe (Φδ’’), të cilat kanë intensitete të ndryshme me ç’rast (Φβ’’) > (Φδ’’), si dhe që lëvizin në kahje(drejtime) të kundërta. Kurse dipolet magnetike sekondare (δ’’) burojnë nga poli i dytë (δ’’2) magnetik i tokës, i cili tani quhet poli magnetik i jugut (S). Gjithashtu nga këto dipole magnetike sekondare burojnë njëkohësisht nga dy flukse të fushave magnetike (Φδ’’) dhe (Φβ’’), të cilat gjithashtu kanë intensitete të ndryshme, ku për dallim nda rasti i mëparshëm tani vlera e fluksit të fushës magnetike (Φδ’’)> (Φβ’’), si dhe lëvizin në kahje (drejtim) të kundërt. Mikrogrimcat e fushës magnetike sekondare (β’), (δ’) dhe (μ’) kanë nivel më të lartë energjetik se mikrogrimcat (β’’), (δ’’) dhe (μ’’).
Veprimi i fenomeneve të ciklonit dhe tornados mbi fushën magnetike dhe antimagnetike të tokës
Veprimi i ciklonit dhe tornados në planetin e tokës janë forca tërheqëse prej periferisë në drejtim të qendrës, ku forca e ciklonit të tokës njihet sikur forca gravitacionale e tokës. Në këtë mënyrë sikur fusha magnetike ashtu edhe fusha antimagnetike e tokës i nënshtrohen forcës tërheqëse të ciklonit dhe tornados elektromagnetike. Prandaj, forca tërheqëse e këtyre fenomeneve ka drejtim të kundërt me fushën magnetike dhe antimagnetike. Këto dy fenomene pasi kanë drejtime të kundërta me fushën magnetike dhe antimagnetike të tokës, tentojnë që mos t’i lejojnë këto fusha të burojnë nga polet magnetike, por edhe mos shpërndahen nga toka. Kurse pasi fenomenet e vetërigjenerimit të fushave, qoftë të fushës magnetike apo fushës antimagnetike nuk mund të ndalohen për shkak të nivelit energjetik të protoneve, elektroneve dhe neutroneve që kanë marrë me rastin e formimit të shtresave të materialeve feromagnetike mbi polet magnetike të tokës.
Në këtë mënyrë rreth planetit të tokës, dhe kundër forcës tërheqëse të ciklonit dhe tornados elektromagnetike, dhunshëm janë shpërndarë tri fusha të ndryshme, duke filluar nga fusha magnetike primare e tokës, fusha magnetike sekondare e tokës si dhe fusha antimagnetike e tokës. Kurse për shkak të këtyre forcave këto tri fusha marrin formën e sferave rreth tokës. Mirëpo meqenëse kemi një ndryshim të niveleve energjetike në mes mikrogrimcave të fushës magnetike primare, mikrogrimcave të fushës magnetike sekondare si dhe mikrogrimcave të fushës antimagnetike, rreth tokës formohen pesë sfera me rreze të ndryshme.
- a) R1- Sfera e fushës sekondare magnetike e tokës (→SBs) e cila ka rreze më të vogël për shkak se ka nivel energjetik më të ulët të mikrogrimcave (β’’), (δ’’) dhe (μ’’), kjo sferë e fushës sekondare magnetike e tokës(→Bs) sot njihet sikur magnetosfera e tokës.
- b) R2- Sfera e fushës magnetike primare (→SBp) e cila ka buruar drejtpërdrejt së drejti nga polet e tornados elektromagnetike (β1) dhe (δ2). Mikrogrimcat (β), (δ) dhe (μ) e këtyre dipoleve magnetike kanë nivel energjetik tejet të lartë, dhe shumë të rrezikshme për jetën e njeriut, si dhe formojnë rrezen mesatare nga sipërfaqja e tokës.
- c) R3-Sfera e fushës antimagnetike të tokës (⃪SBa) e cila ka një rreze shumë here më të madhe se sa rrezja e fushës magnetike primare dhe sekondare të tokës, për shkak se nivelit më të lartë të mikrogrimcave (β’), (δ’) dhe (μ’) të fushës antimagnetike, në këtë rast sfera e fushës antimagnetike të tokës ka rreze shumë here më të madhe se rrezja e fushës magnetike primare
dhe magnetosferës së tokës. d) R4- Sfera e ciklonit të tokës (aX+aY) e cila ka një rreze shumë të madhe nga qendra e tokës, dhe është sfera e parë që është formuar. e) R5- rrezja e tornados elektromagnetike të tokës (aX+aZ) e cila ka një rreze të njëjtë me rrezen e ciklonit të tokës. Shiko figurën 17.
Forma sferike e trupave qiellorë rreth të cilëve rrotullohen trupa të tjerë qiellorë
Cikloni dhe tornadoja elektromagnetike janë dy fenomene që ju japin formë sferike të gjithë trupave qiellorë rreth të cilëve rrotullohen trupa të tjerë qiellorë. Prandaj ç’do trup qiellorë që ka një formë të rregullt gjeometrike përkatësisht sferike në brendësinë e tij ka aktive këto dy fenomene, pa marrë parasysh nivelin energjetik të tyre. a) Sikur një trup qiellorë do ta kishte në brendinë e tij vetëm fenomenin e ciklonit, ai do të zgjatej në drejtim të boshtit (x) ashtu sikur shihet në figurën 18. a).
Sikur një trup qiellorë do ta kishte në brendinë e tij vetëm fenomenin e tornados elektromagnetike, ai do të zgjatej në drejtim të boshtit (x) ashtu sikur shihet në figurën 18. b). Por pa marrë parasysh se trupi qiellor posedon apo jo fushë magnetike, forma e tij sferike tregon qartë që fenomeni i tornados elektromagnetike është prezent, por nuk ka aftësi prodhimi të fushës magnetike dhe antimagnetike. (VIJON)