Adnan Dibrani nominohet top kandidat për Parlamentin e Evropës
Nga Astrit Gashi
Adnan Dibrani ka arritur të nominohet me numrin rendor 4 në listen e partisë Socialdemokrate Suedeze. Pozitë e cila i garanton pothuajse një vend të sigurt në Parlamentin Evropian. Por diçka që është e veçante në këtë histori është fakti së Arber Gashi pret në radhë që të ulët në parlamentin Suedez. Kështu që shqiptarët kanë arsye të fortë të mbështesin Adnan Dibranin për Parlamentin Evropian. Tashmë e sigurt së do të kemi përsëri dy deputetë në Parlamentin Suedez, Aida Biringjiku dhe Arber Gashi por edhe në Parlamentin e Evropës do të jenë Adnan Dibrani dhe Arba Kokallari e cila aktualisht është deputete, e cila është nominuar përsëri nga Partia moderate për një mandatë të dytë.
Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian do të mbahen midis 6 dhe 9 qershor 2024. Kjo do të thotë se zgjedhjet në Suedi do të mbahen të dielën më 9 qershor të vitit të ardhshëm.
Partia më madhe suedeze ajo Socialdemokrate ka nominuar si bartës të listës Adnan Dibranin ne gjashtë qarqet Göteborg, Värmland, Sjuhärad, Fyrbodal, zona Göteborg dhe Halland kanë zgjedhur të nominojnë si kandidatin e tyre kryesor për Parlamentin Evropian
Adnan Dibrani është aktualisht deputet në Parlamentin e Suedisë, prej tre mandatesh, nën siglën e Partisë Social Demokrate. Ai u zgjodh deputet në vitin 2013 dhe përfaqëson zonën elektorale të Hallandit. I cili për 10 vjete është deputeti me i votuar. Si një ekonomist i zoti, në politik Adnan Dibrani është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e klientit, LSS dhe sistemin e taksave.
Postimi i plotë i Adnan Dibranit:
?? ??
Tani bordi i partisë socialdemokrate ka vendosur për një një listë votimi për zgjedhjet në BE. Ata me besuan mua vendin e katërt në listë. Jam mirënjohës për besimin dhe ndihem i përulur ndaj detyrës. Mezi pres të drejtoj politikën socialdemokrate në Evropë.
Bashkëpunimi brenda Evropës na ka dhënë lëvizshmëri të lirë përtej kufijve për njerëzit, kapitalin, mallrat dhe shërbimet. Ne mund të lëvizim, vendosemi dhe studiojmë ku të duam në të gjithë Evropën. BE është sot partneri ynë më i madh tregtar dhe një nga projektet më të suksesshme të paqes në botë.
Megjithatë, kohezioni i fortë brenda Europës është i kërcënuar. Zgjedhjet më 9 qershor do të jenë vendimtare për bashkëpunimin me BE. Forcat e djathta brenda dhe jashtë Europës po përpiqen të na ndajnë dhe të sfidojnë të gjitha liritë për të cilat kemi luftuar ne qytetarët brenda BE. Prandaj, ne duhet të bëjmë gjithçka për të mos i lënë këto forca të thyejnë kohezionin që na ka dhënë kaq shumë.
Tani mezi pres të vizitoj vendet e punës, të trokas dyert, të vizitoj komunat e punës dhe së bashku me ju të luftojmë për një Evropë të barabartë me kohezion të fortë në një kohë të trazuar. Mos ngurroni të me kontaktoni dhe do të jem i lumtur të qëndroj krah për krah me ju kudo në të gjitha fushat gjatë fushatës zgjedhore!