Adnan Rrustemi: Vendimi i Kushtetueses nuk e pengon kandidimin e Albin Kurtit për deputet
21 dhjetor 2020
| 23:47
Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se kanë qenë të bindur se dekreti për Qeverinë Hoti ka qenë i padrejtë.
I pyetur nëse ky vendin ia pamundëson Albin Kurtit kandidimin në zgjedhjet e ardhshme Rrustemi është përgjigjur.
“Është një interpretim i gabuar nga disa. Zoti Kurti ka qenë i dënuar me kusht. Dënimi me kusht në bazë të Kodit Penal nuk ka efekte dhe pasoja juridike”, tha Rrustemi në RTV Dukagjini.
Rrustemi thotë se thelbi i vendimit të Kushtetueses ka të bëjë me ata që janë dënuar me 1 vit e më shumë më burg.