Adonis Tahiri: Secilit në këtë tavolinë, Inspektorati duhet t’u shqiptojë gjoba
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka reaguar në lidhje me takimin e sotëm të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike, ku veç tre përfaqësues të partive kishin vendosur maska dhe dorëza, ndërkaq të tjerët nuk i kishin vendosur.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000 euro për person fizik; 3000-8000 euro për person juridik; 500-1500 euro për person përgjegjës.
Postimi i plotë i tij:
Një tavolinë, plot gërdi!
Asnjë nga masat nuk respektohet! As mbajtje të distancës, as maska, as dorëza.
Nëse dje suspenduat udhëheqës policor e të ngjashëm, që ishin takuar në numër shumë më të vogël e në ambient të hapur, çka me bo me juve sot?
Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000€ për person fizik; 3000-8000€ për person juridik; 500-1500€ për person përgjegjës. Apo, vazhdojnë këta/këto të jenë mbi çdo ligj e mbi çdo urdhërese?
“Bona llaf e kallxona përralla”.