Adresimi i krimeve të luftës përplas Albulena Haxhiun dhe Abelard Tahirin

26 prill 2021 | 13:42

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar qeverinë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penal, ku përfshihet edhe gjykimi në mungesë për krimet e luftës.

Gjatë seancës parlamentare, ish-ministri i Drejtësisë ka thënë se ky gjykim duhet të vlejë edhe për vepra të tjera penale. “Gabimin që e ka bërë LV-ja në vitin 2019 po mundohet që ta përmirësoj sot, por ky është një gabim i radhës që po e bën sepse e kemi propozuar edhe në atë kohë ku ka kaluar në lexim të parë Kodi i Procedurës Penale, ku është gabim që të ndalemi dhe ta specifikojmë dhe të kufizohemi në gjykimin në mungesë vetëm në krimet e luftës. Pra gjykimi në mungesë duhet të vlejë edhe për veprat e tjera që për rendin tonë për sundimin e ligjit është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.

Ndaj Tahirit ka reaguar ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo e ka akuzuar Tahirin se nuk kanë bërë asgjë për të adresuar këto krime të luftës

“A më ke dëgjuar paraprakisht se çfarë kam folur? Është një çështje që du me adresu sërish, është thënë që gabimi është bërë para dy vitesh e po doni me rregullu, të paktën ne duam të bëjmë diçka për më i gjyku kriminelët e luftës. Ju që sa keni qenë në pushtet nuk keni bërë asgjë. Për ato që i keni shkaktuar për 20 vjet po kërkoni ta rregullojmë për dy muaj. Do të lejohet gjykimi në mungesë për dy muaj, dhe kjo është në përputhje me rekomandimet e komisionit të Venecias”, ka thënë Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fytyrat publike u dolën në mbështetje partive të zemrës duke…