Adresohen edhe Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni
16 qershor 2022
| 17:17
Pas arrestimit të Dardan Molliqajt nga Policia e Kosovës, tani është prangosur edhe Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni nga radhët e PSD-së.
Nuk dihen arsyet e arrestimit të Krasniqit dhe Hysenit.
Arrestimet e tyre kanë ndodhur pasi është ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtit ishin prezent në protestën e mbajtur nga përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së.