Adri Nurellari tregon pse iu bashkua PDK-së

10 gusht 2021 | 12:46

Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adri Nurellari, ka treguar arsyet pse ka vendosur që edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e kësaj partie.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se një hap i tillë ka qenë i natyrshmen pasi që për vite të tëra ka qenë  këshilltar i ish-kryetarëve të PDK-së, Hashim Thacit dhe Kadri Veselit.

Nurellari ka vlerësuar si një veprim të tillë e sheh si hap të mëtejshëm të përfshirjes së tij në jetën shoqërore të Kosovës.

“E shikoj si hap të natyrshëm dhe logjik të radhës pas një dekade që jam i angazhuar si këshilltar politik pranë ish-kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Po ashtu, e shoh edhe si një hap të mëtejshëm të përfshirjes sime tashmë aktive në jetën shoqërore të Kosovës, përtej angazhimeve në media, shoqëri civile apo mësimdhënie. Jam mirënjohës për besimin që më ka dhënë lideri i opozitës, Memli Krasniqi, për t’iu bashkangjitur kryesisë së partisë dhe mezi pres ta dëshmoj veten se e kam merituar këtë besim. Unë mendoj se është edhe çështje përgjegjësie morale dhe akt fisnik që të angazhohesh në një parti në situatën e vështirë të opozitës sesa të aderosh duke iu servilosur pushtetit të ri sikurse po ndodh sot në Kosovë. Pra, besoj se një politikan i vërtetë e dëshmon veten më mirë në opozitë, ku mjetet e burimet janë shumë të kufizuara dhe ku kërkohet shumë më tepër idealizëm, kurajë dhe dedikim”, ka thënë Nurellari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edmond Vlashaj Dikur ju flisja njerëzve për pastrimin e pyjeve,…