Adri Nurellari vlerëson lart kandidaturën e Betim Gjoshit për deputet
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit e Kadri Veseli, profesori nga Tirana, Adri Nurellari ka vlerësuar lart figurën e Betim Gjoshit, kandidatit të PDK-së për deputet që mban numrin 50 në listën e PDK-së.
Lexoni deklaratën e plotë të Nurellarit:
Vota është e fshehtë kur dëshiron ta mbash të tillë, por për mua s’ka asnjë dilemë – një nga 10 votat e mia në 9 shkurt do të jetë pa dyshim për numrin 50-të, Betim Gjoshin.
Nëse politika do të trajtohej si futboll, Betim Gjoshi do të konsiderohej portieri – gjithmonë në vijën e frontit, duke mbrojtur ekipin edhe kur shënojnë të tjerët! Pa shumë protagonizëm por i doemosdoshëm.
Në kohë të vështira, qoftë gjatë pandemisë apo pas humbjeve elektorale që testuan durimin dhe besimin tonë, Betimi ka qenë gjithmonë aty në parti, stoik e i palodhur. Një patriot i palëkundur, i gatshëm të përballet me sfidat më të vështira që do i japë vlerë të shtuar e përfaqësim dinjitoz PDK-së në kuvend.
https://www.facebook.com/share/p/18R2aXwLuY/