Adri – Shqipes: Për 200 mijë euro e ke bë be Zotin rrejshëm
08 janar 2024
| 20:03
Dikur treshe e pandashme, sot Adri, Iliriana e Shqipja nuk po i ndalin debatet me njëri-tjetrin.
Ishte Adri i cili sot e akuzoi Shqipen se është gënjeshtare, teksa u shpreh se nuk e priste nga ajo ta përdorte edhe bindjen e saj fetare për ta bërë të besueshme gënjeshtrën e saj.
“Ti e ke bo Zotin be rrejshëm. Këtë gjë nuk e kam pritur, ti e ke bërë Zotin be rrejshëm për 200 mijë euro”, tha ndër tjera Adri.