Adria Airways ka pushuar përkohësisht fluturimet më 24 dhe 25 shtator

24 shtator 2019 | 12:46

Adria Airways ka njoftuar se më 23 shtator 2019 në mesnatë ka pushuar përkohësisht operimin e shumicën së fluturimeve të saj në datat 24 dhe 25 shtator. Kjo përfshinë të gjitha fluturimet e Adria-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Adria Airways ka këshilluar udhëtarët e saj që të verifikojnë transportuesin e tyre përpara se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë zyrat e tyre të shitjes.

Adria Airways rekomandon që udhëtarët dhe partnerët e saj të ndjekin njoftimet e tyre në internet në www.adria.si.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informoj për zhvillimet e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 3.000 Euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri…