Adrian Bajrami: Sylvinho më sheh si të ardhmen, nuk ka ekipe të lehta

09 qershor 2023 | 17:06

Në konferencë për mediet ditën e sotme ishte edhe Adrian Bajrami te Kombëtarja, i cili foli për rikthimin në Kombëtare si fillim e për të kaluar më pas te konkurrenca në repartin e mbrojtjes.

I riu vlerësoi kundërshtarët e radhës në kualifikueset e “EURO 2024”, duke theksuar se nuk ka kundërshtarë të lehtë. Gjithashtu Bajrami komentoi edhe raportin me trajnerin Silvinjo dhe për të ardhmen e tij te Benfika.

Rikthimi dhe konkurrenca – “Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares përsëri. Është e vërtetë që kam pasur një dëmtim shumë të rëndë. Jam rikuperuar shumë mirë, jam 100 për qind, jam gati. Sa i takon konkurrencës me Gjimshitin dhe Ismajlin, është pjesë e futbollit. Jam shumë mirë dhe jam i angazhuar të bëj maksimumin për të luajtur”.

Ftesa dhe raporti me Silvinjon – “Tani kemi një trajner të ri. Kam biseduar për shumë kohë me Silvinjon, ai erdhi në Portugali të më takonte kur isha i dëmtuar. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares”.

Formacioni – “A do jem titullar apo jo mbetet për t’u parë, është zgjedhje e trajnerit. Unë do jap maksimumin në çdo stërvitje. Do japim maksimumin si kombëtare, të gjithë. Duhet të kemi besim, sidomos për faktin që luajmë në shtëpi, dhe të bëjmë maksimumin”.

Kombinimet e trajnerit në stërvitje – “Ndihemi shumë mirë. Besoj se trajneri i ka idetë e qarta, gjithmonë në stërvitje na shpjegon se çfarë kërkon prej nesh. Ne gjithmonë i bëjmë në stërvitje dhe mundohemi të bëjmë më të mirën”.

Biseda me Silvinjon – “Ai më tha të mos mërzitem shumë kur isha i dëmtuar. Unë si lojtar i ri, u mërzita, pasi ishte një dëmtim shumë i rëndë. Më tha të mos mërzitem, që më ka në planet e tij, më sheh si të ardhmen. Më dha besim”.

Moldavia e Ishujt Faroe të lehta në letër – “Për mendimin tim nuk ka skuadra të lehta, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Ne duhet të japim maksimumin dhe duhet të jemi 100 për qind të fokusuar për atë që do të ndodhë në fushë”.

E ardhmja – “Kam edhe dy vite kontratë te Benfika. Ëndrra ime është të jem pjesë e ekipit të parë të Benfikës. Gjithsesi nuk i duhet futbollit kurrë. Jam në Kombëtare për momentin, pas Kombëtares do të shikojmë si do të jetë e ardhmja”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka…