Adrian Bajrami vazhdon kontratën me Benfican
Futbollisti shqiptar, Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën me skuadrën e njohur portugeze, Benfica.
Qendërmbrojtësi ka vazhduar bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026.
Bajrami ka kaluar grupmoshat U17, U19 dhe U23 – teksa nga viti 2022 aktivizohet te Benfica B.
21-vjeçari këtë sezon ka regjistruar njëzet paraqitje dhe ka kontribuar me një gol e dy asistime te skuadra e dytë.
“Është një krenari e madhe, jam shumë i lumtur me rinovimin tim. Shpresoj të vazhdojë të punojë shumë dhe ta përfaqësojë Benfican në mënyrën më të mirë të mundshme. Një nga objektivat është i qartë: të arrijë ekipin A. Por, për momentin jam i fokusuar te ekipi B, të punojë fort, të fitojë ndeshje dhe të rritem, sigurisht”, ka deklaruar ai për faqen e klubit.
Teksa futbollisti është prezantuar i pranishëm ka qenë edhe legjenda portugeze, Rui Costa, i cili mban postin e presidentit të klubit.