Adriana Lima në lidhje me një turk? (Foto)
10 korrik 2019
| 17:02
Në fillim të këtij viti, supermodeluesja Adriana Lima kishte lajmëruar ndarjen nga partneri i saj, Metin Hara.
38-vjeçarja dhe shkrimtari turk janë parë për herë të parë bashkë në korrik të 2017.
Por tashmë 6 muaj pas ndarjes, Lima duket se e ka lënë pas marrëdhënien me të, për të qenë në krahët e një biznesmeni, sërish turk. Bëhet fjalë për Emir Uyar, pronari i një rrjeti të njohur hotelesh luksoze.
Ata janë parë teksa nisin pushimet gjatë fundjavës, në qytetin e Venecias e për të vazhduar më tej në destinacionin e preferuar të modelueses, Mykonos.
Lima dhe Uyar janë fotografuar të kapur prej dore dhe tepër të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa eksploronin ishullin.