Adriana Matoshi: Bojkotoni prodhimet serbe, bëjeni ligj në kokën tuaj
Aktorja dhe deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi tash e sa ditë po mbështet fushatën “Besa-Besë” për bojkotimin prodhimev serbe dhe fuqizimin e brendeve vendore.
Ajo ka bërë një shkrim në “InstaStory” në natën e fundit të vitit 2022, duke iu kërkuar ndjekësve që të anashkalojnë çdo produkt me barkodin 860, që identifikon produktet serbe.
“Në prag të festave fluksi është shumë i madh në marketet tona. Krejt çka mundemi të bëjmë është të bojkotojmë prodhimet serbe. Bëjeni ligj në kokën tuaj, mos blini pa e parë se çfarë po blini. Thjesht anashkaloni 860”, ka shkruar Adriana në “InstaStory”.
Teksa ka shpërndarë logon e fushatës “Besa-Besë” me thirrjen “Mos bli prodhime serbe”, Matoshi ka kujtuar se sa i kërcënuar ndjehet presidenti serb për dobësimin ekonomik të vendit të tij.
“Qysh u pat qart Vuçiqi, ju lutem mos na bëni këtë gjë se vdesim urie”, ka kujtuar deputetja e VV-së në InstaStory.