Adriana Matoshi është në gjendje të mirë, së shpejti lirohet nga spitali

06 dhjetor 2021 | 09:23

Gjendja e aktores dhe deputetes shqiptare, Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas intervenimit në kokë për ta hequr tumorin i cili iu rikthye pas nëntë vjetësh.

Këtë e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, e cila tha për Klankosova.tv, se nesër ose pasnesër ajo do të lirohet nga spitali.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha Gentiana, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka ngushëlluar familjen e…