Adriano: Me Icardin do të ishim një dyshe e mrekullueshme

25 dhjetor 2018 | 11:51

Legjenda e Interit, Adriano, beson se do të ishin një dyshe fantastike me Mauro Icardin. 36-vjeçari iu bashkua klubit italian në vitin 2001 dhe me paraqitjet fantastike ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë të kohës së tij por, për shkak të problemeve personale, shkëlqimi i karrierës së tij përfundoi para kohe.

“E di sa i mirë isha dhe e di se kam bërë gjëra të rëndësishme. Nuk mund të besoja kur erdha fillimisht në Itali. Kujtoj se vetëm shikoja të gjithë përreth meje në bankën rezervë, nga [Clarence] Seedorf te [Marco] Materazzi. Gjithashtu kujtoj se Ronaldo më priti mirë, në shtëpinë e tij. Jetoja në hotel dhe ai më pyeti nëse dëshiroja të jetoja me atë. Ishte e bukur”, ka thënë Adriano, duke shtuar: “Ne aspektin e sportit përjetova një provojë fantastike në zhveshtore, kurse në aspektin jetësor [Javier] Zanetti ishte shembull. Ai ishte gjithmonë përkrah meje, posaçërisht kur më vdiq babai, normalisht edhe presidenti [Massimo] Moratti më ndihmoi shumë, ai ishte si baba i dytë për mua. Do t’i jem mirënjohës përgjithmonë për të gjitha që bëri për mua dhe familjen time në ato vite, sa herë që flas për atë emocionohem. Tani jam i lumtur me shokët dhe familjen time në Rio, jetojmë një jetë shumë normale. Nuk jam pensionuar, vetëm kam vendosur të bëj një pauzë”. Adriano nuk e përjashton mundësinë e  rikthimit në futboll.

“Nëse ka një shans që të kthehem për të luajtur, do të jem aty, por vetëm në Brazil. Nuk mund të jem larg tre fëmijëve të mi”, ka shtuar ai. Adriano u pyet edhe për kapitenin aktual të Interit, Mauro Icardi: “Icardi është një lojtar i madh dhe ende shumë i ri. Ai dhe unë do të ishim një dyshe e mrekullueshme në fushë. Jam lindur në atë mënyrë, ishte ashtu që nga fëmijëria. Shokët më kërkonin të gjuaja më lehtësisht, por ishte instiktive. Nuk mund të gjuaja pak, gjithmonë vetëm fort”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selena Gomezi po duket shumë e lumtur. Këngëtarja është parë…