Adrola Dushi bëhet imazh i ri i “Mac Cosmetics”
27 maj 2020
| 15:13
Adrola është bërë imazh i ri i brendit të njohur të grimit “Mac Cosmetics”.
Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka ndarë me ndjekësit imazhin e saj nga reklama për brendin e njohur.
Modelja e njohur po reklamon produktet e reja të grimit të markës “Mac” dhe duket për mrekulli si zakonisht.
Në imazhin që u publikua në faqen zyrtare të “Mac Cosmetics”, Adrola reklamon “Hyper Real Gloë Palette”, çmimi i të cilës është 39.90 euro.
Shkëlqyesi për fytyrë përmban tri nuanca të reja dhe përshkruhet si produkt shumë i përshtatshëm për çdo tip lëkure.
https://www.instagram.com/p/CAqtu0UJPHq/