Adrola Dushi shkëlqen me paraqitjen e fundit
Modelja e njohur, Adrola Dushi, tash e sa kohë e ka dëshmuar se qëndron në top listat e fushës së modelingut.
Një gjë e tillë po konsiderohet pas pjesëmarrjes së saj në sfilata të ndryshme, duke u bërë edhe figura kryesore e brendeve të produkteve të bukurisë.
Ajo komentohet në masë të madhe për bukurinë natyrale dhe linjat e tonifikuara trupore, të cilat nuk heziton t’i shfaq përmes fotosesioneve.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Adrola ka mahnitur me dukjen, së cilës i ka kushtuar kujdes në secilën detaj.
E veshur më një fustan me shkëlqim, bukuroshja brune paraqitjes i ka bashkangjitur edhe një grim me ngjyra të mbyllura.
Adrola përndryshe përmes një deklarate kishte treguar se para se të bëhej modele, kishte punuar shitëse në treg.