Aeroplani bën ulje emergjente, nxjerr flakë (Video)
20 gusht 2018
| 20:56
Një aeroplan i lehtë bëri ulje në një aeroportin ndërkombëtar “Jorge Chavez” në Lima, Peru, duke shkaktuar më pas një shpërthim flakësh.
Ulja emergjente ndodhi pas një defekti në pjesën e përparme të aeroplanit.
Fluturimi po i afrohej destinacionit të saj të Ayacucho, kur pilotët u njoftuan për defektin.
Aeroplani i Bombardier Dash 8 u kthye në Lima dhe u ul, dhe të gjithë 59 pasagjerët dhe pesë anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ajo që ka bërë të mundur parandalimin e një zjarri të fuqishëm që mund të shkatërronte avionin.