Aeroplani bombardues i Luftës II-të Botërore gjendet në fund të Detit Adriatik (Foto)

09 mars 2021 | 00:43

Ajo dikur mbizotëronte në qiellin mbi Evropën e shkatërruar nga lufta, por kjo pajisje fluturuese B-17 është ende duke tërhequr vëmendjen ndërsa qëndron 200 metra nën sipërfaqen e Detit Adriatik.

Këto imazhe të reja mahnitëse tregojnë se si bombarduesi gjigant i Luftës së Dytë Botërore, numri serial 44-6630, mbetet një nga rrënojat më të ruajtura të një B-17.

Fotografi dhe zhytësi profesionist sllovak, Martin Strimska, realizoi verën e kaluar disa fotografi të jashtëzakonshme, të cilat i publikoi vetëm së fundmi. “Është një mrekulli të humbasësh brenda këtij avioni. Jam shumë i lumtur që munda të realizoj këto fotografi”, tha sllovaku.

Aeroplani bombardues i Luftës II-të Botërore gjendet në fund

Aeroplani bombardues i Luftës II-të Botërore gjendet në fund

Aeroplani bombardues i Luftës II-të Botërore gjendet në fund

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e “Express Rozë” po vazhdon ta bombardojë Instagramin me…