Aeroplani detyrohet të bëjë ulje në autostradë

31 tetor 2021 | 08:03

Një aeroplan i vogël turistik duhej të bënte një ulje emergjente të rrezikshme në autostradë e ngarkuar me trafik, përkatësisht në autostradën 407, në afërsi të Markham, në periferi verilindore të Torontos.

Manovra ishte e suksesshme, aq sa avioni dhe personat që ishin në kabinë ia hodhën pa pasoja.

Megjithatë, ato çaste ishin momente frike sepse një gabim i vogël padyshim që mund të kishte shkaktuar pasoja tragjike.

E gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë së rrugës, me videon që u bë shumë shpejt virale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri vite më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që…