Aeroplani i linjës Lion-Stamboll bëri ulje emergjente në aeroportin e Tiranës, pasagjeri preu venat e dorës
22 maj 2024
| 16:15
Aeroplani i linjës Lion-Stamboll, ka bërë një ulje emergjente në Aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza”.
Kjo pasi një nga udhëtarët ka prerë venat (damarët e dorës) me brisk, raporton “Top-Channel”.
Shtetasi afgan, M.N, 40 vjeç është dërguar në spital ku po trajtohet.
Raportohet se ai është në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite.