Aeroplani i Merkelit bën ulje të detyruar në Këln
29 nëntor 2018
| 23:15
Aeroplani i kancelares gjermane, Angela Merkel, që ishte nisur nga Berlini për në samitin e G20 në Argjentinë, sonte u detyra që të bëjë ulje të detyrueshme në Këln.
Siç njofton “Huffington Post”, kjo ulje ka ardhur pasi disa aparatura elektronike kishin dështuar.
Sipas mediave gjermane, vendimi për të kthyer aeroplanin “Airbus A340” është dhënë pas një ore fluturimi.
Shërbimet emergjente në Këln u njoftuan në kohën e duhur dhe pritën aeroplanin në pistë pas uljes.
Merkel ishte në rrugën e saj drejt samitit G20 në Argjentinë dhe tani për tani nuk dihet se kur do të sigurohet një aeroplan i ri për fluturimin e kancelares./kp