Aeroplani jashtë parametrave normale fluturon tetë herë nga Aeroporti “Adem Jashari”
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) ka publikuar raportin mbi incidentin serioz të avionit “Airbus A320-232”, , i cili ka ndodhur më 1 dhjetor të vitit 2017 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në këtë raport, ky komision ka përfshirë të gjitha hetimet që janë zhvilluar për këtë incident, raporton “Epoka e re”.
Aeroplani i tipit “Airbus A320-232”, i kompanisë “Orange2Fly”, i cili ka pasur 178 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, ka pasur një aterrim, i cili është karakterizuar si “aterrim shumë i rënd” (hard landing), ku për shkak të mungesë se letrës në “printer” nuk është vërejtur dhe ka vazhduar edhe katër dite ose tetë sektore në drejtim Prishtinë-Basel dhe anasjelltas.
Ky raport i është dorëzuar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë link: http://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2018/12/Raport-mbi-Incidentin-Serioz-te-avionit-Airbus-A320-232-SX-ORG.pdf.
/Epoka e re/