Aeroplani luftarak rus interceptoi ata polak mbi Detin e Zi

07 maj 2023 | 14:36

Një aeroplan luftarak rus ka interceptuar një aeroplan polak që patrullonte për agjencinë kufitare të Bashkimit Evropian mbi Detin e Zi, duke bërë që pilotët të humbnin përkohësisht kontrollin e aeroplanit.

Ministria rumune e Mbrojtjes, ka njoftuar se më 5 maj, aeroplani “L410 TURBOLET” i Policisë Kufitare polake, i cili në bashkëpunim me Policinë Kufitare rumune po kryente misione rutinë patrullimi nën kujdesin e “Frontex” mbi Detin e Zi, në hapësirën ajrore ndërkombëtare u interceptua rreth orës 13:20, 60 kilometra në lindje të hapësirës ajrore rumune, me një aeroplan luftarak rus “Sukhoi Su-35”, transmeton “Telegrafi”.

Sipas deklaratës së tyre, “manovrat agresive dhe të rrezikshme të kryera vazhdimisht nga aeroplanët luftarakë të Federatës Ruse në afërsi të aeroplanit polak shkaktuan një nivel të lartë turbulence dhe vështirësi të mëdha në kontrollin e tij”.

Incidenti rikujton atë që ka ndodhur në mars, kur “Su-27” ka provokuar qëllimisht një dron amerikan “MQ-9 Reaper” mbi Detin e Zi.

“Si rezultat i incidentit, dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore rumune dhe dy të Forcave Ajrore spanjolle në Shërbimin Luftarak të Policisë Ajrore, ishin para alarmit nga Qendra e Kombinuar e Operacioneve Ajrore të NATO-s në Torrejon, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment”,  ka thënë ministria në një deklaratë.

Ekuipazhi nga Polonia ka vepruar me qetësi dhe profesionalizëm në situatën e krijuar në mënyrë të papërgjegjshme nga piloti rus, duke arritur të korrigjojë aeroplanin, pas humbjes fillestare të lartësisë të shkaktuar nga manovrat e aeroplanit “Su-35”, duke arritur të ulej i sigurt në aeroportin Mihail Kogalniceanu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 maji, gjoba për kundërvajtje për të folur në…