Aeroplani luftarak rus për pak sa nuk përplaset direkt me dronin spiun të Putinit
29 prill 2024
| 23:18
Një aeroplan luftarak rus Su-25 për pak sa nuk goditi një dron spiun të vendit të tij, derisa piloti po i afrohej vijës së frontit në Chasiv Yar.
Videoja është filmuar nga droni, ku shihet momenti kur droni për një “fije floku” i shpëton përplasjes direkte me aeroplanin luftarak rus.
Fluturimet e aeroplanëve rusë po ndodhin në ditët kur ukrainasve po u mungojnë raketat kundërajrore, derisa t’i dërgohen pas miratimit të Kongresit amerikan për paketën ushtarake prej 61 miliardë dollarë.
Megjithatë mos koordinimi mes pilotëve dhe operatorëve të dronëve në ushtrinë ruse, bëri që përplasja për pak sa të jetë fatale për pilotin që ishte në aeroplan.
Chasiv Yar, është një qytezë pranë qytetit të Bakhmutit – që është bërë cak i rusëve që nga rënia e Avdiivkas.