Aeroplani luftarak suedez mund ta bëjë ndryshimin në luftën në Ukrainë
Pas një kohë të gjatë përpjekjesh për të marrë aeroplanë luftarakë F-16 nga SHBA dhe anëtarë të tjerë të NATO-s, Ukraina së shpejti mund të ketë një burim tjetër të aeroplanëve luftarakë të avancuar.
Raportet në Suedi thonë se qeveria e vendit po shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve Gripen të prodhimit suedez te ukrainasit për t’i ndihmuar në luftën e tyre kundër Rusisë – duke i shtuar një dimension tjetër përfshirjes nordike dhe baltike në luftë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Edhe pse pranimi i Suedisë në NATO varet ende nga Hungaria dhe Turqia (kjo e fundit që po përpiqet të sigurojë aeroplanë luftarakë F-16 nga SHBA), forcat ajrore suedeze tashmë kanë trajnuar disa pilotë ukrainas.
Në një konferencë për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në gusht, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti Gripen “krenarinë e Suedisë”, duke thënë se “Unë besoj fuqishëm se Gripen mund ta bëjë lirinë tonë shumë më të sigurt”.