Aeroplani sa nuk përfundon në det, pasi rrëshqet në pistën e ngrirë
14 janar 2018
| 18:16
Një aeroplan i “Pegasus” me kapacitet prej 168 pasagjerë për pak nuk është zhytur në det, pasi ka rrëshqitur në pistën e ngrirë në aeroportin e Trabzon në Turqi.
Fluturimi i “737-800”, nuk ka mundur të ndalej në pistë gjatë aterimit, ku rrotat kanë hasur në ngrica, duke dalë nga pista dhe përfunduar në breg të Detit të Zi.
Kompania ka njoftuar se askush prej 162 udhëtarëve nuk është lënduar përveç që ka pasur të shqetësuar me atë që ka ngjarë, shkruan “Daily Mail”.