Aeroplani me shpejtësi ipersonike, vetëm 2 orë Nju Jorku-Londër
29 qershor 2018
| 12:03
“Boeing” ka prezantuar aeroplanin me shpejtësi ipersonike që shkurton fluturimin transatlanik Nju Jorku- Londër nga shtatë orë në dy.
Aeroplani i shpejtë i fluturimit të “Boeing” “debutoi” në konferencën amerikane të Institutit Amerikan të Aeronautikës dhe Astronautikës të mërkurën në Atlanta.
“Është zbulimi më i madh për ne si kompani. Synojmë që shpejt të ofrojmë udhëtim në tërë botën për 2 orë” ka thënë CEO i kompanisë, Dennis Muilenburg./lexo.al/