Aeroplani turk doli nga pista e ANP ‘Adem Jashari’ për shkak të gabimit të pilotit
06 gusht 2018
| 07:26
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ka përfunduar hetimet rreth incidentit të aeroplanit turk të kompanisë “Turkish Airlines” i cili më 2 maj të vitit 2016 doli nga pista pas aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Epoka e re” ka arritur ta sigurojë raportin final profesional të këtij komisioni ku thuhet se aeroplani e kaloi pragun e pistës 35 rreth 80 ft, që i bie rreth 30 ft më lart se lartësia normale e kalimit të pragut.
“Kjo çoi në një aterrim të gjatë, rreth 100 metra përtej zonës së prekjes në tokë, që i bie rreth 1 030 metra përtej pragut të pistës”, thuhet në raport, shkruan “Epoka e re”.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)