Aeroplani ushtarak rus rrëzohet afër Ukrainës, vdes i gjithë ekuipazhi
24 shkurt 2022
| 21:27
Një aeroplan ushtarak transportues rus është rrëzuar afër kufirit me Ukrainës.
Kështu ka bërë të ditur ushtria ruse në një komunikatë, raporton CNN.
Avioni Antonov-26 është rrëzuar në rajonin Voronezh, afër Ukrainës, duke transportuar pajisje ushtarake.
Sipas njoftimit, ekuipazhi i aeroplanit ka vdekur duke mos sqaruar se për sa persona bëhet fjalë, ndërsa po sipas Rusisë, rrëzimi ndodhi për shkak të problemeve në pajisje.