Aeroporti ‘Adem Jashari’: Fluturimet do të realizohen sipas planifikimeve
15 gusht 2019
| 15:20
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë (ANP) “Adem Jashari”, ka bërë me dije se të gjitha fluturimet e parapara për datat kur është paralajmëruar greva e punëtorëve të këtij aeroporti do të realizohen me kohë.
“Dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës ‘Adem Jashari’ se të gjitha fluturimet e planifikuara në datat 19, 20 dhe 21 gusht do të realizohen në kohë”, ka njoftuar Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
/Epoka e re/