Aeroporti “Adem Jashari” me njoftim të rëndësishëm për fluturimet

20 qershor 2020 | 23:28

Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” ka dalë me një sqarim për udhëtarët e tyre sa iu përket fluturimeve.

Ata me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaruan se Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje.

“Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”.

 

Njoftimi i plotë:

Sqarim për udhëtarët,

Duke pasur parasysh që po pranojmë kërkesa të panumërta, për datën e operimit të plotë të fluturimeve, mirësisht ju njoftojmë se:

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Njëherit, falenderojmë mediat që vazhdimisht kanë dhënë njoftimet e sakta sa i përket kësaj çështje!

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani pasi mori lajmin e rezultateve zyrtare të LDK-së…