Aeroporti ‘Adem Jashari’ njofton për fluturimet që do të realizohen gjatë këtij muaji
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, ka njoftuar për fluturimet që janë planifikuar për këtë muaj.
Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari” , një fluturim Ankara-Prishtinë do të realizohet më 21 prill, ndërsa fluturimi tjetër Prishtinë-Dusseldorf do të realizohet më 24 prill. Kurse dy fluturime të tjera janë planifikuar të realizohen më 27 prill, njëri për në Vjenë e tjetri për në Zurich.
“Për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë e udhëtimit”, ka njoftuar ANP-ja.
Njoftimi i plotë i ANP “Adem Jashari”:
NJOFTIM I RI!
Të dashur udhëtarë,
Ju lusim t’i referoheni fluturimeve në vijim për muajin prill:
21 prill 2020/një fluturim
TK4936 Prishtinë-Ankara (ora 20:30)
TURKISH AIRLINES
24 prill 2020/një fluturim
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS
27 prill 2020/dy fluturime
GM1043 Prishtinë-Vjenë (ora 10:50)CHAIR
GM6043 Prishtinë-Zurich(ora 15:35)CHAIR
Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë e udhëtimit.