Rekord në aeroportin “Adem Jashari”, shpërblehet udhëtari i dymiliontë
Me rastin e arritjes së shifrës prej mbi 2 milionë udhëtarëve të shërbyer brenda një viti për herë të parë në historinë e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është shërbyer edhe udhëtari që ka mbërri këtë shifër.
Naser Sadriu nga Podujeva, është shpërblyer me një biletë kthyese dhe me shërbimet e aeroportit brenda një viti.
Sadriu, i cili jeton në Zvicër ka ardhur në Kosovë për një rast vdekje, ndërsa ka falënderuar aeroportin për këtë dhuratë.
Drejtori i operimeve, Gokman Aritay, ka thënë se numri i madh i udhëtarëve brenda këtij viti është një sukses i madh për aeroportin “Adem Jashari”.
Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajt, ka thënë se ky sukses është i përbashkët dhe ka premtuar se do të jetë mbështetës i fuqishëm i punëtorëve të zellshëm dhe kompanive.