Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord të ri, në muajin gusht mbi 300 mijë udhëtarë
Aeroporti “Adem Jashari ka thyer një rekord të ri. Vetëm gjatë muajit gusht, në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar mbi 300 mijë udhëtarë, ndërsa janë realizuar 2 212 fluturime.
Kështu ka njoftuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni, i cili ka thënë se në raport me gushtin e vitit 2018, rritja në fluturime është 16 për qind, ndërsa në udhëtarë 10 për qind.
“Mbi 300 mijë udhëtarë (302,131) të shërbyer vetëm gjatë muajit gusht, ndërsa janë realizuar 2 212 fluturime. Në raport me gushtin e vitit 2018, rritja në fluturime është 16 për qind e në udhëtarë 10 për qind. Shifra prej mbi 300 mijë udhëtarëve paraqet rekordin e aeroportit sa i takon numrit të udhëtarëve të shërbyer në interval kohor brenda një muaji kalendarik, gjithashtu numri prej më shumë se 2 mijë e dyqind fluturimesh është numri më i madh i fluturimeve të realizuara ndonjëherë për një muaj”, ka shkruar Driton Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/