Aeroporti i Berlinit drejt hapjes
22 nëntor 2019
| 21:36
Një problem që përfshin komponentët e ndërtimit në terminalin kryesor të Aeroportit Ndërkombëtar të Brandenburgut (BER) në Berlin mund të zgjidhet, deklaruan sot autoritetet gjermane.
Pas vështirësive të shumta dhe pas një vonese 9-vjeçare, BER është planifikuar të fillojë operimin në tetor të vitit 2020, shkruan “ATSH”. Planifikimi për aeroportin filloi në vitin 1992, menjëherë pas ribashkimit gjerman, por planifikimi i dobët dhe defektet në ndërtim çuan në vonesa dhe rritje të kostove.