Aeroporti i Gjenevës në “alarm të kuq”

29 qershor 2024 | 23:07

Aeroporti Cointrin i Gjenevës sapo është vënë në alarm të kuq, që do të thotë “ndërprerje e aktiviteteve në pistë, por uljet mbeten të mundshme”, tregon një zëdhënës i aerportit për gazetën Tribune de Geneve.

Kjo po ndodh për shkak të paralajmërimeve për stuhitë dhe motin e ligë.

Si masë paraprake, operacionet janë pezulluar, transmeton albinfo.ch. Vetëm aeroplanët tashmë të gatshëm për ngritje (dyert e mbyllura dhe motori i gatshëm) mund të largohen nga pista e të fluturojnë.

Tashmë ka rreth njëzet mbërritje dhe vonesa të anuluara./albinfo.ch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korrespondenti special i BBC-së, Jeremy Bowen, ka ndarë eksperiencën e…