Aeroporti i Kukësit që u hap me shumë bujë por që askush nuk “fluturon” që nga data 14 Korrik 2023

25 shtator 2024 | 23:55

Aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” që u hap më 15 Korrik 2021, edhe pse pa asnjë fluturim në vitin e fundit, tashmë është lidhur autostradën Milot-Morinë, ka njoftuar Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas ARRSH-së, me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë, pavarësisht që edhe nëse shkon në aeroport duhet të kthehesh pasi nuk ka asnjë fluturim, transmeton Albeu.com.

Fluturimet e para zyrtare nga Aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” nisën më 15 Korrik 2021. Linjat e para ishin nga Kukësi drejt Zyrihyt në Zvicër dhe Stambollit, dhe anasjelltas. Ndërsa më vonë u shtuan dhe linja të tjera low cost.

Por, kompania e fluturimeve low cost “Wizz Air” ka mbyllur të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, qê nga data 14 Korrik 2023.

Fluturimet i ka anulluar edhe Air ALbania. Nëse futeni në faqen e Air Albania, Aeroporti i Kukësit tashmë “nuk ekziston”.

I dhënë për një afat 35 vjeçar, Koncesioni për aeroportin e Kukësit ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).

Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tren i ri me shpejtësi të lartë që do…