Aeroporti i Londrës heq kufizimin për 100 ml lëngje në kabinë
Rregulla të reja ka vendosur Aeroporti i Londrës. London City Airport ka vendosur ta heq kufirin e 100 mililitrave lëngje duke përdorur skanerë të teknologjisë së lartë, të cilët gjithashtu lejojnë që pajisjet elektronike të mbahen në bagazhin e dorës.
Udhëtarët tani mund të mbajnë deri në dy litra lëngje dhe tualetet nuk duhet të vendosen më në çanta të veçanta, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria ka caktuar një afat të qershorit 2024 për shumicën e aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar për të instaluar makineritë.
London City Airport ka sjellë skanerët C3 të cilët marrin imazhe 3D me rezolucion të lartë të çantave.
Pasagjerët në aeroportet e tjera aktualisht duhet të heqin artikuj të tillë si tabletët, laptopët dhe lëngjet nga bagazhi i dorës për kontrolle sigurie.
Rregullat aktuale u prezantuan në nëntor 2006, ku u ndalua marrja e lëngjeve në kabinë, pasi kur policia britanike tha se kishte penguar një komplot për të hedhur në erë deri në 10 avionë duke përdorur eksplozivë të fshehur.