Aeroporti i Prishtinës hapet të dielën me kushte
23 qershor 2020
| 20:32
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e tetë të Qeverisë “Hoti” ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi për pezullimin e përkohshëm e linjave ajëror dhe tokësor në Kosovë.
Ai kërkoi që rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.
Kjo kërkesë e Zemajt u miratua nga Qeveria “Hoti”.
Ai tha se udhëtarët që hyjnë në Kosovë rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.
Sipas tij, ky vendim hyn në fuqi më 28 qershor 2020.