
Aeroporti i Prishtinës me linjë të re me Suedinë
25 prill 2021
| 22:41
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se është hapur linja e re me Suedinë.
Kjo linjë do fillojë nga 12 qershori i këtij viti.
“Linjë e re me Suedinë. Duke filluar nga 12 Qershor 2021, udhëtarëve tanë iu ofrohet edhe linja e re nga ANP ‘Adem Jashari’ dhe Aeroporti Växjö Småland me operatorin GP Aviation. Kjo linjë ka paraparë fluturimet e saj dy herë në javë , të enjten dhe të dielen dhe me kërkesa të mjaftueshme do të vazhdoj gjatë tërë vitit”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.