Aeroporti i Stambolli përkohësisht mbyllet për fluturime

25 janar 2022 | 00:59

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet edhe Mega-Aeroporti i Stambollit u mbyll për fluturime.

Kompania ajrore turke ‘Turkish Airlines’ njoftoi se ka pezulluar operimet e saj në aeroportin e Stambollit deri në orën 4 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Operacionet në Aeroportin ‘Sabiha Gökçen’, qendra kryesore ajrore e Stambollit në anën aziatike të qytetit, vazhdojnë, por me 15 për qind të fluturimeve të reduktuara.

Pasagjerët, fluturimet e të cilëve janë anuluar për shkak të reshjeve të borës, po transferohen me autobus nga aeroporti në hotele./anadolu agency/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e mëdha të borës që kapluan qytetin herët në…