Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” hapet më 28 qershor
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se nga 28 qershori lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta.
Sipas njoftimit të këtij aeroporti, qytetarët për informacione shtesë duhet t’i kontaktojnë kompanitë ajrore.
Njoftimi i plotë i Aeroportit Ndërkombëtare të Prishtinës “Adem Jashari”:
Të nderuar udhëtarë,
Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.
-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com
-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyrat e ambasadave të huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme, etj.
-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP “Adem Jashari” LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!.