Aeroporti “Nënë Tereza”, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit
01 tetor 2023
| 09:52
Nga fillimi i viti është regjistruar një numër rekord pasagjerësh në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
“Nga janari deri më 25 shtator janë regjistruar 5.2 milionë, duke tejkaluar rekordin e një viti më parë, që nënkupton se deri në fund të vitit ai numër do të jetë shumë më i lartë”, njofton INSTAT.
Numri i madh i pasagjerëve vjen si pasojë e sezonit të suksesshëm turistik veror, i cili këtë vit konsiderohet rekord.
Sipas INSTAT këtë vit, në tetë muaj kanë vizituar vendin 7.2 milionë të huaj, që është 26.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shqipëria shënoi një sezonë rekorde turistike vitin e kaluar kur e vizituan 7.5 milionë turistë, një numër më se i sigurt se do të jetë më i lartë këtë vit.(INA)