Afaristë nga Turqia të interesuar për investime në Gjilan
Riad Rashiti, drejtor i financave në komunën e Gjilanin përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë të ditur se 20 afarist turq kanë vizituar komunën ë tyre për të pa mundësitë e investimeve. Këtë organizim e ka bërë Shoqata e bizneseve TURKOS dhe kryetari i bordit Faton Hasani, i cili po bënë një punë jashtëzakonisht të mirë në promovimin e mundësive të bashkëpunimit në mes bizneseve nga Kosova dhe Turqia.
Postimi i Rashitit:
Sot bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, mirëpritëm 20 afaristë turko-shqiptar, ku prezantuam mundësitë e mira që i ka komuna e Gjilanit për të investuar në sektorin privat. Si një vend i përshtatshëm për bizneset të cilat duan të zgjerojnë tregun e tyre në Kosovë dhe në rajon.
Shoqata e bizneseve TURKOS dhe kryetari i bordit Faton Hasani, po e bëjnë një punë jashtëzakonisht të mirë në promovimin e mundësive të bashkëpunimit në mes bizneseve nga Kosova dhe Turqia. Përveç promovimit, sot rezultatet janë konkrete dhe të frytshme në aspektin e bashkë investimeve në projekte që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Drejtori për Zhvillimi Ekonomik Enver Shabani dhe drejtori i bujqësisë Bajram Isufi po bëjnë më të mirën për të krijuar kushte dhe lehtësira për investime të bizneseve dhe fermerëve në Gjilan.